VIDEO/ Nuk lëvizte nga vendi dhe sigurohej për golin e Kosovës kundër Zvicrës, ja pse shqiptarët duhet t’i gëzohen suksesit të Granit Xhakës në Bundesligë

Granit Xhaka ka arritur në kulmin e karrierës së tij dhe po shijon suksesin e madh. Mesfushori ka fituar titullin kampion në Bundesligë me Leverkusenin. Në momentin kur u largua nga Arsenal dhe iu bashkua Leverkusen, të gjithë e panë këtë transferim si fundin e parakohshëm të lojtarit shqiptar. Në fakt, kjo lëvizje rezultoi kulmi i karrierës për Xhakën. Por në këtë sukses, sigurisht që kanë vend edhe shqiptarët për të festuar. Është e vërtet që Granit Xhaka nuk përfaqëson Shqipërinë dhe as nuk është rikthyer te Kosova, në momentin kur e kishte të drejtën për ta bërë një gjë të tillë.


Megjithatë ndryshe nga Valon Behrami&CO që festonin si të çmendur kur Zvicra shënonte ndaj Shqipërisë, Granit Xhaka ka treguar një anë tjetër. Pikërisht anën kur nuk donte t’i shënonte Shqipërisë dhe kur rrinte në vend dhe sigurohej që Kosova t’i shënonte Zvicrës, pa bërë asnjë ndërhyrje të vetme. Gjithashtu edhe në Instagramin e Granit Xhakës shkruhet gjithmonë në gjuhën shqipe, edhe në momentet kur ka vëmendjen maksimale të mediave dhe tifozëve në Europë apo Premier League. Pa harruar skenat e ndodhura në dy raste mes Serbisë dhe Zvicrës. Të gjitha këto bëjnë që dashuria e shqiptarëve karshi këtij lojtari të jetë më e madhe sesa ajo e lojtarëve shqiptarë të tjerë që përfaqësojnë Zvicrën. /Sport Ekspres/