VIDEO/ Osasuna shkatërron Barcelonën me 4 gola, i shkaktojnë humbjen e parë në kampionat

Barcelona ka pësuar sot humbjen e parë në kampionat. Katalanasit ishin duke përjetuar një formë të jashtëzakonshme në La Liga, por Osasuna i ka thënë “ndal” ecurisë fantastike të ekipit të drejtuar nga Hansi Fliku. Osasuna ka shkatërruar sot Barçën me rezultatin e thellë 4-2.

Budimiri zhbllokoi rezultatin në minutën e 18, ndërsa 10 minuta më vonë ishte Zaragoza ai që dyfishoi rezultatin. Pau Viktori ngushtoi shifrat me anë të një goli që kapi në befasi portierin kundërshtar në minutën e 53-të, por Osasuna u kundërpërgjigj sërish në minutën e 72-të. Budimiri tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Bretoni 4-fishoi shifrat në minutën e 85. Jamali shënoi golin e dytë për Barcelonën në minutën e 89, por atëherë fati i këtij takimi ishte vulosur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/