Tifozët e Shqipërisë janë nisur për në stadium. Pak minuta më parë, vargu i madh i tifozëve shqiptarë është nisur në drejtim të stadiumit ku do të luhet ndeshja e sotme, Shqipëri-Itali. Por ajo që bie në sy është një pamje që vjen dhe të kujton ndeshjen Shqipëri-Greqi, numri i madh i shqiptarëve dhe atmosfera është e njëjta. /Sport Ekspres/