Jose Mourinho nga sot nuk është më trajner i Romës. Këtë e ka bërë të ditur sot ky klub, por gjithçka ka ndodhur disi papritur. Futbollistët e Romës nuk ishin në dijeni të vendimit të klubit për shkarkimin e Mourinhos kur mbërritën në seancën e sotme stërvitore.
Pas më shumë se dy vitesh si trajner i Romës, sot ishte koha për të thënë lamtumirë dhe gjithçka u vendos nga pronari i klubit. Dan dhe Ryan Friedkin ishin shumë të pakënaqur me rezultatet nën drejtimin e Mourinhos këtë sezon dhe vendosën ta shkarkojnë atë.
Roma aktualisht ndodhet në vendin e nëntë në Serie A dhe ka fituar vetëm tetë nga njëzet ndeshjet që ka luajtur. Tashmë kanë dalë në sipërfaqe detajet aspak të këndshme për Mourinhon dhe të gjitha janë raportuar nga mediat italiane. Dan Friedkin ka udhëtuar në Romë nga SHBA për t’i njoftuar vendimin Mourinhos, i cili u largua mes lotëve ashtu si ndihmësi i tij Salvatore Foti. /Sport Ekspres/
Mourinho leaves Roma’s training ground with fans yelling how much they love him ?
— Italian Football TV (@IFTVofficial) January 16, 2024
Mourinho crying has me crying pic.twitter.com/LEdeOWlexP
— Siavoush Fallahi (@SiavoushF) January 16, 2024