VIDEO/ Partizani e mbyll në avantazh të parën kundër Tiranës, të kuqtë po fitojnë derbin

Partizani po arrin që të fitojë kundër Tiranës në shifrat 0-1. Ky derbi është i vlefshëm për Superioren dhe të kuqtë po kryesojnë falë golit të shënuar nga Human në minutën e 7. Pasi u gjend i lirë në zonë, futbollisti i Partizanit nuk mund të gabonte duke gjetur rrjetën. Nëse ky rezultat mbyllet kështu, do të ishte një goditje e madhe për Tiranën, ndoshta e fundit në rrugëtimin drejt rënies nga Kategoria. Në rast përmbysje, do t’i jepte bardhebluve edhe një bonus moral për të reaguar në ndeshjet në vijim. /Sport Ekspres/