Sot është duke u zhvilluar java e fundit e Superiores, teksa pak minuta më parë janë mbyllur edhe pjesët e para. Finalja e madhe e Europës, Partizani-Elbasani është mbyllur në shifrat 1-0 për 45 minutat e para. Pas një aksioni të ndjekur shumë bukur nga Keko që fitoi i vetëm në saj të këmbënguljes së tij një goditje këndi, Preka do të realizonte bukur me kokë për t’i dhënë golin e avantazhit Partizanit që në rast se e mban këtë rezultat, shkon në Europë dhe lë Elbasanin pas vetes.
Ndërkohë menjëherë pas golit të shënuar nga ana e Prekës, ka pasur duartrokitje jo vetëm nga tifozët e Partizanit që gjendeshin nga shkallët e stadiumit, por edhe nga një legjendë e futbollit shqiptar si Sokol Kushta. Ky i fundit është kapur nga kamera duke duartrokitur golin e Partizanit që e afron me Europën. /Sport Ekspres/