Marash Kumbulla nuk po kalon momentin e tij më të mirë. Trajneri i Sasuolos i ka besuar shqiptarit në momentet më të rëndësishme të kampionatit, teksa po luftonte për mbijetesë. Por Kumbulla nuk është përgjigjur në mënyrën e duhur.
Pas autogolit të realizuar në ndeshjen e fundit, vjen edhe një penallti e shkaktuar në finalen me Cagliarin. Këta të fundit fituan 0-2 në finalen e mbijetesës kundër Sasuolos, duke e dërguar kundërshtarin thuajse të zyrtarizuar në Serinë B.
Marash Kumbulla hyri në fushë në minutën e 20 pas dëmtimit të shokut të skuadrës dhe shkaktoi një penallti në fund. Nga krahu tjetër, Nedim Bajrami ishte në stol për këtë takim. /Sport Ekspres/
Siamo ricchi no ricchissimi fine torna kumbulla shomurov ??? pic.twitter.com/UNb3496qFx
— er califfo nato romanista curva sud tran vacanz (@FrancoCapasso7) May 19, 2024