Milani është në çerekfinale të Ligës së Europës. Skuadra e Piolit ka mposhtur me lehtësi 3-1 Slavian e Pragës. Këta të fundit mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Holeshi në minutën e 20 të takimit, çka i hapi udhë serisë së golave të kuqezinjve. Pulisiçi shkundi rrjetën në minutën e 33-të, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë ishte Loftus Çiku ai që dyfishoi rezultatin.
Goditja e “knock out”-it për Slavian e Pragës erdhi në minutën e 6 të shtesës së pjesës së parë. Rafael Leao realizoi një perlë të vërtetë nga distanca, duke hipotekuar kështu kualifikimin e Milanit. Juraseku shënoi golin e vetëm të ndeshjes për çekët në minutën e 84-t, i cili nuk mjaftoi për të dërguar ndeshjen në shtesa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/