Interi ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Zikaltrit kanë mposhtur Komon në javën e 17 të Serisë A. Ekipi i drejtuar nga Inzagi ka triumfuar në “Xhuzepe Meaxa” me rezultatin e pastër 2-0.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Karlos Augusto zhbllokoi shifrat në minutën e 48 të ndeshjes, ndërsa më pas ishte një perlë e Turamit në minutën e 92-të që vulosi përfundimisht fitoren e Interit. Tashmë zikaltrit shkojnë në kuotën e 37 pikëve dhe “kërcënojnë” Atalantën për vendin e parë. Diferenca me kreun është vetëm 3 pikë, por Interi ka një ndeshje më tepër në dispozicion për të luajtur./Sport Ekspres/