Reali i Madridit ka rimarrë kreun në La Liga. Madrilenët kanë realizuar një përmbysje ëndrrash si një dhuratë për tifozët e tyre. Almeria e vendit të fundit befasoi “los blancos” që në minutën e parë të ndeshjes me anë të Ramazanit. Dy minuta përpara fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, Gonzalezi dyfishoi shifrat për Almerian.
Në minutën e 57, Bellinghemi ngushtoi diferencat nga 11 metrat, ndërsa 10 minuta më vonë Viniciusi ktheu baraspeshën. Por madrilenët nuk dorëzohen. Kur kronometri po numëronte minutën e 9 të shtesës, Dani Karvahali e shtyu topin përtej vijës fatale, duke ndezur festën e fitores në “Santiago Bernabeu“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
CARVAJAL WITH A MASSIVE GOAL!!!
THE SCENES!!! https://t.co/JXZdiKwzDR
— TC (@totalcristiano) January 21, 2024