VIDEO/ Pësoi 3 gola të tmerrshëm në 10 minuta, trajneri e nxjerr direkt nga loja dhe arbitri shkon për ta ngushëlluar

Manuel Balde luan për skuadrën e ligës së dytë portugeze Penafiel dhe gjithmonë vlerësohej për paraqitjet e mira.

Por në javën e parë të sezonit të ri, Penafiel luajti me Oliverensen dhe fillimi i ndeshjes ishte i pabesueshëm. Balde bëri tre gabime fatale në 10 minuta, të cilat i dhuruan golat kundërshtarit.

Pastaj ndodhi një befasi e madhe që nuk është e lehtë të besohet, Manuel Balde hoqi dorashkat dhe u shtri në tokë i dorëzuar. Trajneri ndërhyri direkt duke e nxjerrë nga fusha.

Lojtarët kundërshtarë, shokët e ekipit, madje edhe vet arbitri shkuan për të ngushëlluar portierin gjatë zëvendësimit. Pastaj ndodhi mrekullia, Penafiel përmbysi rezultatin në 4-3. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/