VIDEO/ Plas sherri pas finales! Luis Enrike humbet toruan, godet lojtarin e Çelsit

Finalja e Botërorit të Klubeve është mbyllur me një skenë aspak të hijshme. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, atëherë kur pritej të niste festa e Çelsit, në fushën e lojës nisi sherri mes dy skuadrave kundërshtare. Protagonistët kryesorë ishin Zhoao Pedroja dhe Luis Enrikja.

Futbollisti i Çelsit po shkëmbente fjalë me Hakimin, teksa më pas pranë tij u shfaq Luis Enrikja i nervozuar. Trajneri i PSG-së tentoi të kapte prej fyti Zhoao Pedron, i cili më pas përfundoi i shtrirë përtokë. Më tej ka ndërhyrë Donaruma dhe trajneri Mareska për të ftohur gjakrat në fushën e lojës./Sport Ekspres/