Girona është ndalur në një barazim 0-0 mbrëmjen e sotme kundër Real Sosiedadit. Befasia e bukur e e La Ligës arriti të kalonte në avantazh në minutën e 24-t të takimit, por festa u shua shpejt. Fjalën e fundit e tha teknologjia VAR, e cila anulloi golin.
Një episod që pasoi shumë polemika pas ndeshjes. Kjo për vetë faktin se pozicioni jashtë loje milimetrik ndodhi 35 sekonda përpara shënimit të golit. Madje, lojtarët e Real Sosiedadit spastruan dy herë zonën përpara se topi të shkonte në rrjetë. Me këtë barazim, Girona renditet në vendin e dytë në renditje, duke mos ia dalë ta zbresë Realin e Madridit nga froni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
They just dissalowed this goal from Girona for an offside that happened 35 seconds before the goal, the Sociedad players cleared the ball away twice in the sequence
You can’t compete against Madrid #Florentinoleague
— `? (@a3avd_) February 3, 2024