VIDEO/ Plasin polemikat! Taka të ngritura dhe rrëzim në zonë, nuk ka penallti për Dortmundin

Borusia e Dortmundit ka dominuar me raste këtë pjesë të parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. Verdhezinjtë po udhëheqin me rezultatin 1-0, megjithëse shifrat mund të kishin qenë më të thella. Minutat e fundit të pjesës së parë kanë shkaktuar polemika për shkak të një pretendimi për penallti nga Borusia e Dortmundit.

Jan Matseni u rrëzua në zonë pas një ndërhyrjeje të kundërshtarit, që me takat ngritur u përpoq të largonte topin. Por gjyqtati e cilësoi këtë ndërhyrje të rregully dhe lejoi lojën të luhej. Terziçi u pa të protestonte për rastin në fjalë, por as VAR-i nuk e pa të arsyeshme të ndërhynte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/