VIDEO/ Po e kritikonin të gjithë në Turqi! Rei Manaj shënon gol dhe ngre stadiumin në këmbë, heqja e bluzes dhe çlirimi nga ngarkesa 

Pas shumë kritikave të mëdha, Rei Manaj është kthyer në “hero” te Sivaspori. Kritika të pafundme ka pasur për sulmuesin shqiptar pasi jo vetëm nuk po tregohej shumë efektiv, por në kohët e fundit vendosej në shënjestër edhe për golat e pësuar nga Sivaspor. 

Ndërkohë në ndeshjen e sotme, Sivaspori luajti një finale mbijetese kundër Antalyaspor, atje ku fitorja ishte detyrim. Pas një goli të anuluar padrejtësisht në pjesën e parë me anë të Rodrigues, Sivaspori shënoi 2 të tjerë dhe rezultati vazhdon 2-0, ndërsa ka edhe pak minuta loje. 

Goli i dytë u shënua nga Rei Manaj që me të majtën gjeti cepin e rrjetës duke mos i lënë shansin portierit kundërshtar për të reaguar. I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë, ndërsa edhe clirimi i Manajt ishte i madh teksa hoqi bluzen për të treguar gjithë emocionin e tij. /Sport Ekspres/