Po fryn një erë e re për shqiptarët! Gjithmonë e më shumë, shqiptarët po e përdorin sportin për të ngritur zërin fuqimisht në Europë dhe po i tregojmë të gjithëve, se jemi këtu jo thjesht si një vend i vogël dhe i harruar në hartë, por me zanafillën e hershme që mbart gjithë traditën dhe krenarinë. Për ta nisur që nga Kosova, me dinjitetin që tregoi në tokën rumune. Kur u fyen shqiptarët, lojtarët e Kosovës dolën nga fusha dhe nuk u rikthyen më. Më pas Rrahmani dha deklaratën brilante: “Që të merrni vesh, Kosova është vetëm Kosovë ose Shqipëri, jo Serbi”.
Ndërkohë teksa të gjithë dje ishin me mendjen nga Shqipëria, Ramiz Brahimaj e veshi Joe Rogan me qeleshe. Joe Rogan është njeriu më i famshëm i UFC, sportit që tërheq vëmendje të madhe në mbarë botën dhe dje ka mbajtur një qeleshe në ring. Ramiz Brahimaj kishte një ndeshje kundër Mickey Gall.
Shqiptari arriti ta vendos në gjumë kundërshtarin e tij dhe të fitojë me knock-out që në raundin e parë. Gall u vendos në cepin e ringut dhe nuk mundi dot të reagonte pas grushtit të fuqishëm të shqiptarit, kërkoi menjëherë ndihmën e shpejt.
Brahimaj ka shkuar menjëherë për të festuar duke falënderuar Allahun për këtë arritje. Në fakt ky shqiptar UFC ka kaluar një tumor të rrallë në sy që vendosi në vështirësi gjithë karrierën e tij. Por në fund arriti ta kalojë dhe të rikthehet sërish në nivele tël arta. Pas ndeshjes, Brahimaj i ka dhënë një plis Rogan si dhuratë që ta mbaj. “Është plisi shqiptar, e kam nga gjyshërit e mi. Është një kapele fisnore. Ju lutem tregojani Rogan që të bëjë kujdes me atë plisin se ishte e gjyshërve të mi. Ky është simboli i të gjithë shqiptarëve, ia vendosa Rogan se është më i famshëm se mua”, tha Brahimaj duke kërkuar që të gjithë ta shihnin plisin shqiptar në mes të UFC. /Sport Ekspres/