VIDEO/ Polemika të mëdha në Spanjë, zbulohet biseda e VAR kur u anulua goli i Barceloëns kundër Realit: Faleminderit Zotit! 

Me shumë polemika është mbyllur ndeshja e djeshme mes Barcelonës dhe Real Madridit. Katalanasit fituan në shifrat 4-3, por kishte shumë vendime të diskutueshme nga arbitri, që duhet të thuhet se i doli situata nga dora. 

Ndërkohë në media është publikuar biseda mes arbitrit në fushë dhe përgjegjësit në VAR. Bëhet fjalë për golin e pestë të anuluar te Barcelona, ku në fillim i tregohet gjyqtarit se është parë një dorë e prekur nga lojtari i katalanasve para momentit të golit. “Faleminderit Zotit”, dëgjohet një zë që vjen nga VAR-i pasi zbulohet se goli i Barcelonës është i parregullt. 

E gjitha kjo ka ngritur shumë hije dyshimi nëse dikush po “festonte” golin e pestë të anuluar të Barcelonës, por të tjerë shprehen se ishte mëse normale pasi VAR-i arriti të dallojë një moment që i kishte shpëtuar televizionit në transmetim dhe “festuan” pasi ndihmuan shokun e tyre në fushë nga një gabim që do të bënte duke lejuar golin. /Sport Ekspres/