VIDEO/ Polonisë i ikën një pikë e artë nga duart, Hollanda e përmbys dhe Weghorst shënon pas 2 minutash loje

Polonia do ta mbyll me plot pengje ndeshjen e parë të EURO24. Polakët luajtën kundër Holandës dhe për një moment, ia dolën më së miri. Madje ata kaluan të parët në avantazh falë golit të Buksa në minutën e 16 që me asistin e Zielinskit, e dërgoi topin në rrjetë.

Por 13 minuta më vonë, Gakpo riktheu baraspeshën te Holanda. Holandezët kanë sulmues me shumë cilësi dhe Gakpo la fushën e lojës në të 81, ndërsa Ëeghorst mori vendin e tij. Vetëm dy minuta i duheshin këtij të fundit për t’I dhënë Holandës tre pikët në këtë ndeshje të vështirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/