Barcelona është duke luajtur kundër Vallecano në transfertë dhe për momentin është duke humbur me shifrat 1-0. Ngelën edhe pak minuta nga fundi i ndeshjes, por deri tani po vendos goli i vetëm i shënuar nga Unai Lopez.
Në minutën e 38 të takimit, Unai Lopez lëshoi një predhë nga distanca që përfundoi në cepin e rrjetës. Inaki Pena zëvendësoi Ter Stegen e dëmtuar, por po lë një shije shumë të keqe te katalanasit. Edhe në momentin e golit portieri i Barcelonës mund të quhet fajtor.
Pas një tentative goditje nga Vallecano që u ndalua në murin e futbollistëve katalanas, Pena u hodh më kot dhe u rehatua paksa pasi nuk e priste një gjuajtje nga distanca. Lopez nuk e mendoi dy herë dhe e shfrytëzoi momentin duke gjetur golin nga distanca. /Sport Ekspres/
Es golazo de Unai López, pero sería un detalle que esos árbitros que tanto se enorgullecen de tener todo claro y hacer todo bien se pusieran de acuerdo para la norma del fuera de juego posicional pic.twitter.com/9XahzZvHlY
— Óscar Maya (@oscarmaya3) November 25, 2023