VIDEO/ Portieri serb i Marsaxlokk-ut shfryn nervat pas eliminimit, provokon me tre gishtat lojtarët e Partizanit

Partizani ka përmbysur sot me shifrat 1-2 Marsaxlokk-un, pas një goli në minutën e 93-të të shënuar nga Albers Keko. Maltezët janë eliminuar kështu nga Conference League në minutat e fundit të ndeshjes, çka ka lënë një shije të hidhur te lojtarët.

Portieri serb i Marsaxlokk-ut nuk i ka kontrolluar nervat pas përfundimit të sfidës. Ai fillimisht ka shkëmbyer disa fjalë me tone të larta me arbitrin, më pas është kthyer nga Bytyçi për të debatuar. Marko Drobnjaku ka provokuar lojtarin e Partizanit, duke i treguar tre gishtat, një simbol ky i përdorur nga ushtarët serb në kohën e lu.ftës në Kosovë. Një gjest aspak sportiv, që duhet të dënohet nga UEFA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/