Liverpuli ka humbur finalen kupës Karabao kundër Njukastëllit. Bardhezinjtë e rikthyen këtë trofe në shtëpi pas 70 vitesh. Një kohë e gjatë pa trofe, e cila mori fund mbrëmjen e sotme. Por finalja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër në minutën e 40.
Tripieri i heq mundësinë e kontrollit të topit Diazit në zonën e tij, duke e prekur topin me dorë. Një prekje e ngjashme me ato në sportin e basketbollit, por që për gjyqtarin ka qenë gjithçka e rregullt. Ndeshja në këtë moment ishte në baraspeshë 0-0 dhe një penallti mund të kishte ndryshuar tërësisht fatin e sfidës./Sport Ekspres/