VIDEO/ PSG-ja i dorëzohet atmosferës së “Signal Iduna Park”, Dortmundi mund yjet e parisienëve

“Signal Iduna Park” është padyshim një nga stadiumet me tifozerinë më të zjarrtë në Europë. Atmosferës në Dortmund i është dorëzuar edhe PSG-ja. Skuadra e Luis Enrikes u mposht me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja u vendos që në pjesën e parë të saj. Fyllkrugu mori në mënyrë të përkryer një top nga mbrotja dhe me të majtën e tij shkundi rrjetën në minutën e 36 të takimit. PSG-ja u përpoq të ndryshonte shiftat në fillimin e pjesës së dytë, por shtylla i mohoi golin Mbapesë dhe Hakimit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Borusias dhe finalisti do të përcaktohet një javë më vonë në Paris./Halit Delibashi-Sport Ekspres/