VIDEO/ Qazim Laçi më në formë se kurrë përpara sfidës me Serbinë, jep dy asiste në kampionatin turk

Qazim Laçi po gëzon një formë mjaft pozitive në prag të sfidës kundër Serbisë. Mesfushori shqiptar është përshtatur mjaft mirë me skuadrën e tij të re, ku tashmë është shndërruar në një pikë kyçe. Lojtari i Kombëtares kuqezi dha dy asiste në përballjen e sotme kundër Antaliasporit.

Goli i parë i ndeshjes nisi nga këmbët e Laçit, i cili në minutën e 4-t dha pasimin për gol për Rak-Sakin. Ndëkohë, në minutën e 48, dyshja Laçi-Rak Sakin sollën golin e radhës për Rizesporin. Mesfushori shqiptar dha një top të bukur për shokun e tij të skuadrës, i cili arriti ta shfrytëzonte për të shënuar gol. Në fund Rizespori doli fitimtar me shifrat e thella 2-5 nga transferta kundër Antaliasporit, duke u ngjitur në vendin e 12 në tabelën e renditjes./Sport Ekspres/