Xabi Alonso nuk është më trajneri i Real Madrid. Një njoftim paksa i befasishëm erdhi nga Spanja në një moment që kishin qarkulluar lajmet se këtij trajneri do t’i besohej edhe për vazhdimësinë te madrilenët, përtej humbjes së finales së Superkupës.
Në fund të ndeshjes, në momentin e ceremonisë, Xabi Alonso i kërkoi ekipit që të bënte rreshtin për të nderuar Barcelonën në formë respekti për fitoren e arritur. Por i pari që kundërshtoi ishte Mbappe, i cili jo vetëm që nuk pranoi, por nuk ngurroi të thoshte: “Ky është budalla”. Më pas francezin e ndoqën edhe lojtarët e tjerë të Real Madrid që nuk iu përgjigjen trajnerit. /Sport Ekspres/