Milot Rashica ka rilindur me ardhjen e trajnerit të ri. Santosi po nxjerr më të mirën e anësorit shqiptar, që nën drejtimin e portugezit ka shënuar golin e tij të dytë. Beshiktashi ka mposhtur me shfirat 3-0 Karagumrukun dhe protagonist në këtë sfidë ishte edhe Milot Rashica.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka shkundur rrjetën në minutën e 65, kur i dërgoi shifrat në 2-0. Rashica zotëroi një top në hyrje të zonës dhe prej aty godet me të djathtën e tij. Gjuajtja ishte e përsosur, duke sjellë si rezultat një gol të mrekullueshëm për lojtarin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Rashica’n?n müthi? golü harikas?n be pic.twitter.com/J1EvhoERnO
— Be?ikta?’?n Neferi (@Besiktas_Neferi) January 13, 2024