VIDEO/ Rashica shënon gol spektakolar, gjuajtja e lojtarit shqiptar është e pakapshme për portierin

Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0 kundër Ejupsporit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20 dhe goli mban autorësinë e Milot Rashicës. Futbollisti shqiptar lëshoi një të djathtë nga distanca, duke shënuar kështu një gol spektakolar.

Topi i goditur prej tij përfundoi në cepin e djathtë të portës, atje ku ishte i pakapshëm për portierin kundërshtar. Milot Rashica po gëzon një formë mjaft të mirë me Beshiktashin në këtë sezon të ri futbollistik, teksa është përshtatur mjaft mirë me skemat dhe strategjinë e lojës të Van Bronkhorsti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/