Reali i Madridit dhe Mançester Siti janë dy skuadrat e radhës që sigurojnë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëe. “Qytetarët” kanë siguruar lehtësisht kualifikimin, por e njëjtë gjë nuk mund të thuhet për Realin e Madridit. Ekipi i Ançelotit mjaftohet me një barazim 1-1 për të eliminuar Lajpcigun nga gara.
Viniciusi zhbllokoi rezultatin në minutën e 65 të ndeshjes, por festa zgjati pak. Vetëm tre minuta më vonë Orbani tundi rrjetën dhe fiksoi shifrat në 1-1. Lojtarët e Lajpcigut u përpoqën deri në fund të takimit të dërgonin ndeshjen në shtesa, megjithëse nuk patën sukses. Rastet nuk munguan, por finalizimi nuk ishte ai i duhuri. Reali përfitoi kështu nga fitorja minimale 0-1 në Gjermani për të kaluar në çerekfinale.
Ndërkohë Siti ka bërë detyrën në Mançester. Ekipi i Guardiolës ka mposhtur me rezultatin 3-1 Kopenhagenin. Akanzhi në minutën e 5 dhe Alvarezi në të 9-n befasuan danezët që pa nisur mirë loja, ndërsa Eljonuzi ngushtoi shifrat në minutën e 29. Për të mbyllur historinë e këtij takimi mendoi Erling Halandi. Sulmuesi norvegjez fiksoi shifrat përfundimtare në 3-1 në minutën e 3-të të shtesës së pjesës së parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Goal Real Madrid 1-1 RB Leipzig
ORBAN WITH THE EQUALIZER pic.twitter.com/VMckasfgHs
— Pubity Sport (@pubitysport) March 6, 2024