VIDEO/ Redon Xhixha shënon gol pas 28 ndeshjeve, ish-lojtari i Tiranës thyen mallkimin te Qarabag

Redon Xhixha po kalon një moment të vështirë te Qarabag. Ky futbollist është kthyer në lojtar stoli te Qarabag, ndërsa kishte 28 ndeshje pa shënuar. Mallkimi është thyer në ditën e sotme, teksa Qarabag ka fituar 1-6 në transfertë ndaj Kapaz.

Xhixha do të aktivizohej në minutën e 83 të takimit duke marrë vendin e Juninhos që kishte realizuar dopietë. Vetëm pesë minuta më vonë, Xhixha do të realizonte golin e 6 për Qarabag teksa pas asistit fantastik, ish-lojtari i Tiranës duhej vetëm që të dërgonte topin në rrjetë. /Sport Ekspres/