Rei Manaj ka larguar Fenerbahçen nga titulli kampion. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e barazimit në minutën e 94-t, kur mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin e Kroacisë, Livakoviçin. Në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, çka e dërgon Fenerbahçen 4 pikë larg Gallatasarait të vendit të parë.
Ky ishte goli numër 17 në kampionat për Rei Manajn, shkëlqimi i të cilit nuk po zbehet as në këto javë të fundit të kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Sivasspor 2-2 Fenerbahçe
Rey Manaj converts penalty!pic.twitter.com/9IqtmIIEUP
— FootColic ?? (@FootColic) April 22, 2024