VIDEO/ Rei Manaj shënon gol tjetër në Turqi, Sivaspori në rënie të lirë

Rei Manaj ka shënuar një tjetër gol në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka realizuar në humbjen e Sivaspor kundër Gaziantep me shifrat 2-1.

Goli i parë i takimit erdhi nga sulmuesi shqiptar në minutën e 26. Nga 11 metrat, Manaj nuk do të gabonte duke gjetur rrjetën.

Por avantazhi nuk zgjati shumë dhe në fund vendasit arritën të përmbysin rezultatit. Pas kësaj humbje, Sivaspori rrezikon gjithmonë e më shumë rënien nga elita. /Sport Ekspres/