Rei Manaj vazhdon me golat e shënuara radhazi te Sivaspori. Sa herë që këta të fundit arrijnë të shënojnë, me siguri që topi është dërguar në rrjetë nga sulmuesi shqiptar. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, teksa Sivaspori mori tre pikët në ndeshjen kundër Karagmuruk.
Në minutën e 90 të takimit, Manaj shënoi golin e fitores, për ta mbyllur takimin në 1-0. Më poshtë mund të ndiqni edhe oshëtimin e stadiumit të Sivaspor që thërriti njëzëri emrin e sulmuesit shqiptar. /Sport Ekspres/