Mateo Kovaçiç e ka nisur për herë të dytë radhazi në skuadrën e Manchester City-t si titullar, por Pep Guardiola nuk e ka lejuar të luajë të gjithë ndeshjen. Kroati zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por spanjolli vendosi ta zëvendësojë pas një gabimi të madh.
Mesfushori mori një top ideal në zonën e rreptësisë, megjithëse pozicioni ishte i përsosur, ai nuk dërgoi topi në rrjetë. Kovaçië gjuajti, por ishte shumë i pasaktë pasi topi kaloi disa metra larg portës, gjë që duket e pabesueshme.
Për shkak të vetë gabimit, bashkë lojtari i Kovaçicit, Rico Leëis, kapi kokën, ndoshta i habitur që kroati nuk shënoi. Menjëherë pas gabimit, Pep Guardiola u ngrit nga pankina për të bërtitur, ndërsa kroati ishte mjaft i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Vetëm pesë minuta pas këtij gabimi, trajneri spanjoll e nxori nga loja Kovaçic. /Sport Ekspres/