Portugalia ka pasur një mbrëmje të vështirë përballë Republikës Çeke. Luzitanët kanë dominuar takimin, por fitorja i erdhi vetëm në minutat e fundit. Çekët befasuan Portugalinë në minutën e 62-të, kur Provodi e dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh.
Epërsia nuk zgjati shumë, sepse pas 7 minutash Hranaçi shënoi një autogol. Luzitanët ngulmuan deri në fund për të shënuar dhe ia arritën qëllimit në minutën e 92-të. Konseiçao shënoi golin e fitores në limitet e kohës, duke i dhënë kështu fitoren e parë Portugalisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Francisco Conceição scoring his first ever goal for Portugal in his first ever tournament and giving his team the win against Czechia. Beautiful #Euro2024 pic.twitter.com/UrZst2vvmW
— Roberto Rojas ???? (@RobertoRojas97) June 18, 2024