VIDEO/ Reus nderohet si një legjendë, i gjithë stadiumi ngrihet në këmbë për ta duartrokitur në ndeshjen e fundit në “Signal Iduna Park”

Marco Reus-i ka shkelur sot për herë të fundit në “Signal Iduna Park”. Futbollisti gjerman do të largohet nga Borussia e Dortmundit në fund të këtij sezoni pas 12 viteve me fanellën verdhezi. Lojtari 34-vjeçar është nderuar si një legjendë nga tifozeria vendase.

Të pranishmit në stadium janë ngritur të gjithë në këmbë në minutën e 81-të, për të duartrokitur Reus-in gjatë momentit kur ai la fushën e lojës. Ndërkohë, shokët e skuadrës u rreshtuan në të dy krahë, për të formuar tunelin e respektit në nder të Marco Reus-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/