Kryendeshja e kësaj fundjave në Serinë A mes Interit dhe Napolit ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Titullar nga minuta e parë në këtë përballje ishte edhe Amir Rrahmani, që ka zhvilluar një lojë pozitive. Mbrojtësi shqiptar ka shfaqur edhe nervoze të tij. Kapiteni i Kosovës i ka larguar topin Turamit në zonën e rreptësisë, por francezi u rrëzua përtokë duke pretenduar për një 11 metërsh.
Rrahmani ka reaguar përnjëherë, teksa e ka rrokullisur me duar në anën tjetër. Më pas është përpjekur për të ngritur me forcë, duke shfryrë edhe fraza pakënaqësie drejt sulmuesit të Interit. Një nervozizëm i panevojshëm, që mund të merrte ndëshkimin e arbitrit të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Qua Rrahmani ha gasato tanto pic.twitter.com/rFFrGjxXn8
— ???? ?? (@xMarkness__) March 17, 2024