VIDEO/ Rrahmani rrëmben skenën te Sparta e Pragës, goli dhe asisti i parë në kampionat

Albion Rrahmani ka rrëmbyer skenën te Sparta e Pragës. Sulmuesi shqiptar i ka dhënë sot tre pikët skuadrës çeke. Sparta e Pragës ka mposhtur Hradec Kraloven me rezultatin 0-2 dhe në të dy golat ka meritë Albion Rrahmani.

Ish-lojtari i Ballkanit dha asisitin për gol në minutën e 8 të takimit, i cili ishte edhe asisti i tij i parë me fanellën e Spartës. Në minutën e 44-t, ishte Krasniqi ai që dha asist për Rrahmanin, teksa ky i fundit shënoi golin e tij të parë në kampionat me klubin çek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/