Shqipëria ka përfunduar miqësoren e dytë kundër Azerbajxhanit, e cila ishte njëkohësisht e fundit para nisjes së Europianit të Gjermanisë. Kuqezinjtë e mbyllën me dy fitore, teksa në mbrëmjen e djeshme, fituan me shifrat 3-1.
Tashmë do të fillojë edhe grumbullimi zyrtar i kuqezinjëve në Gjermani. Ndërkohë në një video të fundit te “Shqipëria Ime”, shihet autobuzi i Kombëtares në rrugët e Hungarisë, një pamje e djeshme.
Autobuzi mban logon e Kombëtares, ndërsa kjo të bën të kujtosh edhe ndryshimin e kohërave. Ku ishim dhe ku jemi… Realisht Shqipëria është ngritur shumë në këto vitet e fundit dhe mjafton të kujtojmë që në 8 vitet e fundit kemi shkuar 2 herë në Europian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/