Brdaric është rikthyer te Vllaznia pas një largimi mes polemikash dhe fjalëve jo të mira që tha ky trajner në Gjermani, pasi mbylli aventurën e tij në Shqipëri. Gjithashtu tekniku gjerman njihej edhe për lënien e nervave me gazetarët pas rezultateve jo të mira.
Megjithatë jo e gjithë panorama ishte kaq e zezë në kohën kur Brdaric drejtonte shkodranët atëherë. Përkundrazi, Vllaznia zhvillonte një futboll fantastik, shumë tërheqës për t’u parë nga të gjithë tifozët, jo vetëm ata shkodranë.
Një nga momentet më të mira ishte një nga ndeshjet mes Vllaznisë dhe Partizanit, ku ndeshja u fitua në shifrat 1-0. Në një aksion ekipi i Brdaric zhvilloi 15 pasime fantastike mes spektaklit, duke dhënë edhe ndonjë finte apo thembër më tepër. Menjëherë pas asaj ndeshje, Alban Xhaferi e quajti këtë futboll të sambës së bukur braziliane dhe të përzier me stilin gjerman të Brdaric. /Sport Ekspres/