VIDEO/ Shoku i ekipit i heq asistin perfekt Anis Mehmetit te Ipswich, fati i keq ndjek shqiptarin në Angli

Anis Mehmeti zgjodhi që të kalonte nga Bristol City te Ipësich. Një hap i madh përpara i lojtari shqiptar pasi Ipsëich ishte në vendin e tretë dhe shumë afër vendit të dytë, që të jep biletën direkte për në Premier League.

Megjithatë fati i keq ka ndjekur shqiptarin pasi në dy ndeshjet e tij të para me Ipsëich, në të parën nga stoli dhe sot titullar deri në minutën e 80 ndaj Preston, ekipi i tij nuk ka arritur dot që të fitojë.

Në të parën me humbje dhe sot me barazim në shtëpi, në një ndeshje ku duhej fitorja me patjetër. Preston kaloi i pari në avantazh dhe Ipsëich kishte një shans të artë në minutën e 65. Mehmeti hyri bukur nga krahu i majtë dhe dha një pasim fantastik për shokun e ekipit, por që u shpërdorua. Në fund Clarcke shënoi nga penalltia dhe Ipsëich kishte shans tjetër shënimi, por nuk ia arriti dot që të shënonte. /Sport Ekspres/