VIDEO/ Shoku i ekipit i merr disa minuta dhe e rrezikoi, por Armando Broja debuton kundër Liverpulit

Armando Broja ka debutuar në ditën e sotme në Premier League. Sulmuesi shqiptar mori gjithë ngarkesën e nevojshme në Kombëtare dhe për herë të parë u grumbullua nga trajneri i Burnley për një ndeshje në Premier League.

Kjo ndodhi në ditën e sotme teksa Burnley ka luajtur në shtëpi kundër Liverpulit. Me ndeshjen që po vazhdonte në shifrat 0-0, Broja u bë gati të hidhej në fushë në minutën e 82, me trajnerin që po i jepte instruksionet dhe lojtari që po priste të dilte topi jashtë për të hyrë në fushë.

Por për fat të keq, përpara se topi të dilte jashtë, lojtari i Bunrley, Ugochukuwu u ndëshkua me karton të kuq. Kështu trajneri i Burnley bëri një tjetër zëvendësim duke e lënë Brojën të pres dhe pak për ta hedhur në fushë në minutën e 89 të ndeshjes. Vetëm tre minuta më vonë, Salah shënoi nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa sigurisht në kaq pak minuta, sulmuesi shqiptar nuk mund të ishte dot në prekje të topit. /Sport Ekspres/