Shqipëria do të përballet kundër Italisë në mbrëmjen e nesërme. Kjo do të jetë ndeshja jonë e parë në fazën e grupeve të Europianit. Para këtij takimit, në “Koha Shtesë” është zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur italian, Alberto Bertolotto, i cili ka dhënë parashikimin e tij për kuqezinjtë.
“Për mua do të jetë e vështirë që Shqipëria të kalojë këtë grup, por nuk është e pamundur. Jo vetëm dy ekipet e para do të kalojnë më tej, por edhe 4 më të mirat e vendeve të 3 mes 6 grupeve. Pra ndeshjet e para do të jenë shumë të rëndësishme. Ndeshja me Italinë do të jenë vendimtare dhe nëse Shqipëria barazon, do të ishte shumë mirë pasi do t’i jepte shumë besim për vazhdimësinë, nuk duhet me patjetër fitorja në këtë ndeshje të parë për ju.
Është grupi më i balancuar në Europian dhe është e vështirë për mua që të bëj parashikime. Por sipas parashikimit tim, Spanja merr vendin e parë, Italia merr vendin e dytë, Shqipëria merr vendin e tretë dhe Kroacia merr vendin e katërt. Kjo është logjika ime, megjithëse zemra ma do që Italia të marrë vendin e parë dhe Spanja të dalë e dytë, por të shohim se çfarë do të ndodh. Unë pres që në ndeshjen e parë të dalë barazim përballja mes Shqipërisë dhe Italisë. Nuk e di, ndoshta 1-1 ose 2-2, një rezultat i tillë mund të dalë. Italia përmirësohet gjithmonë ndeshje pas ndeshje në Europian, nuk luan në nivel të lartë që në fillim. Ndërkohë Shqipëria që në ndeshjen e parë do të jetë shumë më tepër gati se Italia për këtë ndeshje të parë. Për mua 1-1 ose 2-2 do të dalë rezultati i kësaj ndeshje”, tha Bertoloto. /Sport Ekspres/