VIDEO/ Shqipëria bën detyrën ndaj Lihtenshtajnit, tre gola për kuqezinjtë e Silvinjos

Shqipëria ka bërë detyrën mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë e Silvinjos kanë mposhtur pastër 3-0 Lihtenshtajnin në takimin e parë miqësor në prag të Kampionatit Europian Gjermani 2024. Goli i parë i takimit u shënua nga Armando Broja në minutën e 31-të. Bajrami u tregua i mprehtë për të ekzekutuar me shpejtësi një goditje dënimi, nga e cila gjeti të pambuluar Armando Brojën. Ky i fundit nuk mund të gabontë përballë portierit kundërshtar.

Goli i dytë i takimit mban autorësinë e Jasir Asanit, i cili realizoi një perlë nga goditja e dënimit në minutën e 47. Në fund ishte Muçi ai që fiksoi shifrat në 3-0, duke shfrytëzuar një top të mbetur në zonë dhe më portën e zbrazët e pati si lojë fëmijësh për ta dërguar sferën në rrjetë. Një fitore e rëndësishme për kuqezinjtë, që mbajnë lart moralin në prag të EURO 2024-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Brojaaa Gooooaaal!!!
byu/Football_24_7 insoccer