VIDEO/ Shqipëria si Islanda, tifozët nisin me duartrokitjet së bashku me lojtarët pas humbjes me Spanjën

Ka përfunduar sot Kampionati Europian për Shqipërinë. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e ngushtë 0-1 nga Spanja. Iberikët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 13 me anë të Ferran Torresit, i cili shënoi golin e vetëm të takimit.

Por pavarësisht humbjes, Shqipëria pati rastet e veta, duke i shkuar pranë barazimit. Megjithëse largohemi nga Kampionati Europian, kuqezinjtë duhet ta mbajnë kokën lart, pasi loja premton siguri për të ardhmen. Menjëherë pas përfundimit të takimit, tifozët e Shqipërisë kanë nisur duartrokitjet me lojtarët duke imituar Islandën. /Sport Ekspres/