Rei Manaj po përjeton një super sezon me Sivasporin. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një tjetër gol, këtë herë kundër Beshiktash, duke i dhuruar fitoren 1-0 Sivasporit. Në minutën e 6 të takimit ishte një goditje nga distanca e Manajt që solli edhe golin.
Si për ironi të fatit, trajneri i Beshiktashit është Fernando Santos. Ky trajneri i shkarkua nga Polonia pas humbjes që mori me Shqipërinë, ndërsa tani është një tjetër shqiptar që i jep shuplakë Santosit. Manaj fiton kështu edhe duelin me Milot Rashicën, duke shkuar në kuotën e 11 golave të realizuara në kampionat, dy gola larg Icardi-t. /Sport Ekspres/
Rey Manaj scored. Big mistake from goalkeeper Ersin Destano?lu
Sivasspor 1-0 Besiktas pic.twitter.com/rBJyP7NB6P
— FootTeell ? (@Chornyi_5) January 28, 2024