VIDEO/ Shqiptarët ia marrin valles në mes të Wembley, tifozi i Anglisë futet dhe kërcen si…pinguin

Shqipëria do të përballet në orën 20:45 kundër Anglisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Ëembley dhe të gjithë shqiptarët mezi po presin për të parë Kombëtaren e tyre në këtë transfertë të vështirë. Kurioziteti është i madh pasi Shqipëria ka që nga ndeshja me Portugalinë në kohën e De Biazit pa fituar në një ndeshje ku e gjitha bota parashikon humbjen e saj të sigurt. A do të ndodh sot me Anglinë? Ne të gjithë urojmë që të kthehemi me një rezultat pozitiv nga Ëembley.

Ndërkohë pak orë para këtij takimi, ka filluar edhe festa e shqiptarëve. Disa prej tifozëve të Shqipërisë nisën me provat duke i rënë daulles dhe duke krijuar një melodi të njohur për veshët tanë. Kjo i ka pëlqyer shumë edhe një tifozi anglez, i cili nuk ngurroi që t’i bashkohej shqiptarëve dhe të kërcente me këtë ritëm, por një kërcim shumë i cuditshëm dhe anglezi dukej si të ishte një pinguin. Video më poshtë… /Sport Ekspres/