Onana mund të quhet padyshim portieri më karagjoz i viteve të fundit në elitën e futbollit europian. Vetëm një sezon brilant me Interin, bëri që Onana të merrte një vlerë të madhe dhe për të flitej shumë si një prej portierëve më të mirë në qarkullim. Ndoshta i tillë do të ishte, nëse nuk do të kishte sjelljen skandaloze dhe aspak profesioniste. Vecanërisht te Kameruni, Onana e kthen shpesh Kombëtaren e tij në një “lodër” ku bën prova nga më të ndryshmet.
Këtë herë Kameruni barazoi në transfertë 0-0 kundër Esëatini. Në një moment kur Kameruni kishte një goditje dënimi afër zonës kundërshtare, Onana shkoi për t’i dhënë instruksione shokut të tij të ekipit sesi duhej ta gjuante penalltinë, mes disa ulërimave që pushtuan stadiumin, ndërsa porta e Kameruni ishte tërësisht e zbrazur. Një pamje që shihet rrallë në futbollin profesionist dhe ngre jo pak dyshime për vetë Onanën dhe sjelljet e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Andre Onana comes all the way from his goal to issue out instructions during a Cameroon free kick v Eswatini! ?#wcq2026#weare26#worldcupwithmicky pic.twitter.com/Ir0LltqCWf
— Micky Jnr (@MickyJnr__) March 20, 2025