VIDEO/ Si të ishte shkruar me skenar, skena komike e Mbapesë në miqësore

Kilian Mbape ishte pjesë e lojës për Francën në miqësoren e sotme kundër Lukemburgut, të cilën e fituan me rezultatin 3-0. Në listën e golashënuesëve u përfshi edhe emri i sulmuesit më të ri të Real Madridit në minutën e 86 të takimit. Por pavarësisht golit, Mbapeja u bë viral për një tjetër moment.

Lojtari francez gjendej përtokë dhe po kërkonte një goditje dënimit, teksa ktheu kokën në të majtë të tij. Pikërisht në këtë çast, në tabelat publicitare që rrethojnë fushën ishte shfaqur një personazh që kishte shikimin të drejtuar nga Mbapeja. Në momentin që ky i fundit ktheu sërish kokën drejt me mosbesim, personazhi në fjalë vijoi rrugën e tij përpara. Një përputhje e përsosur e veprimeve që të jepte idenë se ngjarja ishte shkruar me skenar./Sport Ekspres/