Mario Mitaj është një talent i madh i Shqipërisë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Mënyra sesi ky lojtar përdor topin, driblon, pa asnjë frikë të vetme dhe gjithmonë duke ia dalë me sukses është për t’u duartrokitur. Në Arabinë Saudite, mbrojtësi shqiptar ka luajtur dy ndeshje si titullar, njëra në Kupë dhe tjetra në kampionat. Dje luajti për herë të parë si titullar në kampionat, në fitoren 4-1 që Al Itthad arriti ndaj Al Khalej.
Por në këto dy takime, Mitaj ka luajtur si mesfushor, këtë herë ishte në krahë të Ngolo Kante. Për të krijuar një ide sesi Mario mund të luajë në mesfushë, mjafton të shihni videon e mëposhtme. Duket si një lojtar i kontrolluar nga dikush që e njeh mirë FIFA-n, që nuk ka asnjë lloj frike për të hyrë në driblime dhe që “tallet” pak me kundërshtarët. Pra, një alternativë fantastike për Silvinjon që mund ta përdor Mitajn edhe si mesfushor te Shqipëria. /Sport Ekspres/