Në ditën e sotme janë zhvilluar edhe dy takimet e tjera të Superiores. Skënderbeu ka barazuar në minutën e fundit kundër Partizanit falë golit të Nikajt. Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 42, teksa Bintsouka dërgoi të kuqtë në avantazh.
Teksa pritej që ky takim të përfundonte me fitoren minimale, korçarët nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre. Në minutën e 2 të shtesës, Nikaj shënoi golin e barazimit për 1-1.
Nga ana tjetër Elbasani ka fituar bindshëm ndaj Teutës, 3-1. Pas pasimit të Tomës, në minutën e 7, Beshiraj ka gjetur një gol të bukur në debutim te Teuta. Në minutën e 52, Lleshi kishte rastin ideal i gjendur para portierit dhe nuk gaboi, duke barazuar për Elbasanin në 1-1. Skena i përkiste Arsen Lleshit që në minutën e 66 dhe në të 79 realizoi edhe dy gola të tjerë për t’i dhënë fitoren Elbasanit. /Sport Ekspres/