Momenti i shumëpritur po afron. Nesër në mbrëmje do të ngrejë siparin Kampionati Europian Gjermani 2024. Kombëtarja gjermane do të luajë ndeshjen hapëse të këtij turneu, ku do të përballet me Skocinë duke nisur nga ora 21:00. Tifozët skocezë kanë zbarkuar të shumtë në numër në Mynih, atje ku do të zhvillohet sifda hapëse e Euro 2024-s.
Mbështetësit e Kombëtares britanike kanë “pushtuar” sheshet e Mynihut. Me veshjet dhe instrumentat e tyre muzikorë tradicional, ata kanë ndezur atmosferën një ditë përpara çeljes së kompeticionit më madhor në nivel Kombëtaresh në Europë. Ndërkohë nuk kanë munguar koret: “Pa Skocinë nuk ka festë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Marienplatz doch noch mit einer großen Feier dieses Jahr. #GERSCO #EURO2024 pic.twitter.com/rT0MdfvhJG
— Chaled Nahar (@ChaledNahar) June 13, 2024
The Tartan army have taken over Marienplatz. Thousands of Scotland fans here in Munich now for their opening match tomorrow ????????? #euro2024 pic.twitter.com/QzONqB5Pb8
— Nick Dixon (@NickDixonITV) June 13, 2024